Flash News

E-TJERA

Ministri britanik: Shqiptarëve duhet t’u ndalohet e drejta për të kërkuar azil

Ministri britanik: Shqiptarëve duhet t’u ndalohet e drejta për

Ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick ka deklaruar se Shqipëria është një vend i sigurt dhe se shqiptarët duhet të përjashtohen nga e drejta për të kërkuar azil.

“Shqipëria është një vend dukshëm i sigurt. Është shumë e vështirë të shohësh se si një shqiptar duhet të jetë në gjendje të kërkojë me sukses azil këtu në MB”, tha ai.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Britania po shqyrton mundësitë e kthimit të shpejtë të shqiptarëve. Autoritetet atje dëshirojnë që ankesat për refuzimin e azilit të bëhen pasi t’i kenë kthyer shqiptarët në vendin e tyre.

Pak ditrë më parë kryeministri britanik, Rishi Sunak zhvilloi një bisedë telefonike me homologun Edi Rama, ku dolën mbi mënyrat e frenimit të emigracionit.

Shqiptarët përbëjnë mbi një të tretën e 33,000 emigrantëve që vijnë nga kanali i La Manshi gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti.

 

Të fundit