Flash News

E-TJERA

Ministri Di Maio: T’i hedhin poshtë paragjykimet, BE të mos e quajë veten të bashkuar me Shqipërinë jashtë saj

Ministri Di Maio: T’i hedhin poshtë paragjykimet, BE të mos e
Ministri i jashtëm italian, Luigi di Maio

Ministri i jashtëm italian, Luigi di Maio i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të hedhë poshtë paragjykimet dhe të mos e cilësojë veten të bashkuar pa Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor jashtë saj.

Gjatë fjalës së tij në në Këshillin Rajonal të Puljas lidhur me ceremoninë e përkujtimit të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt kësaj zone, ministri i jashtëm italian, Luigi di Maio tha se të gjithë duhet të angazhohen që kjo gjë të ndodhë sa më shpejt.

30 vjet më parë prania në këtë sallë shpreh ndjenjat e një mirënjohje të thellë për Puljan  dhe qytetarëve të saj.

Në ditët e para të atij viti, arritën Brindisin, pjesa më e madhe ishte në mëshirë të fatit, në një vend që e donin nëpërmjet TV dhe kishin mësuar gjuhën dhe kulturën dhe më pas në 8 gusht zbarkimi i anijes Vlora dha pamje që ka episode shumë të madhe për Shqipërinë, por edhe për vendin tonë. Marr si shembull fjalët e Evis Malajt, që e përshkruan Shqipërinë “ishte vendi më i izoluar i vendit, i armatosur gjer në dhëmbë, një politike e brendshme shumë e shtypur, për ata nuk kishte zgjidhje tjetër veç se të linin vend, vetëm se kalimi i kufijve ishte i pamundur.

Koha sot është më e drejtë dhe kemi një shembull të një miqësie më vëllazërorë, mendoj për mobilizimin italian kur vendi u godit nga tërmeti, e më pak kur mjekë dhe infermier arritën nga Shqipëria për të na ndihmuar për të përballuar COVID-in. Lidhja jonë që tashmë është e fortë e gjen mbështetjen dhe në NATO, nuk mund të mos quhemi të kënaqur, Europa nuk e quan veten të bashkuar nëse qëndron jashtë Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, ne do angazhohemi që kjo gjë të ndodh sa më shpejt. Ftesa jonë është që të mos jenë ngurues dhe t’i hedhin poshtë paragjykimet e tyre. Duhet të fillojë me vrull zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor”, shprehet Di Maio.

 

Të fundit