Flash News

E-TJERA

Ministri Gjerman nesër në Tiranë, takime me Ramën dhe Bashën

Ministri Gjerman nesër në Tiranë, takime me Ramën dhe

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth nesër pritet të mbërrijë në Tiranë por një vizitë dyditore.

Në axhendën e ministrit Roth janë parashikuar disa takime, si me Kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashthme Olta Xhaçka dhe kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Vizita vjen pas deklaratave të hapura “pro” hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Roth deklaroi ditën e sotme përmes një postimi në Tëitter se “ka ardhur koha që BE të mbajë premtimet për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”.

Takimi me Ramën pritet të zhvillohet të enjten në orën 18:00, kurse me ministren Xhaçka dhe kryetarin e PD-së Basha pritet të zhvillohen të premten.

 

Të fundit