Flash News

E-TJERA

Ministri gjerman: Shqipëria të zhvillojë bujqësinë, duke shmangur përdorimin e tepërt të pesticideve

Ministri gjerman: Shqipëria të zhvillojë bujqësinë,

Ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir u shpreh se Shqipëria duhet të zhvillojë bujqësinë, duke shmangur përdorimin e tepërt të pesticideve.

Në një intervistë për DW, ai shprehu nevojën e rregullimit të disa politikave që edhe fermerët të mos hasin në vështirësi.

“Jo gjithçka në BE është e përkryer dhe jo gjithçka në Shqipëri është e gabuar. Natyrisht, që duhet vendi të adaptojë strategjitë për të cilat kemi rënë dakord në Bruksel.

Por ndërkohë është gjithashtu e rëndësishme që Shqipëria të shmangë gabimet që janë bërë në BE si p.sh. përdorimi i tepruar i pesticideve apo të zbatojë politika të tilla që kemi pasur për një kohë të gjatë në Gjermani si prodhimi masiv me çmime të lira.

Rezultatet janë të dukshme: shumë fermerë tani duhet të mos prodhojnë më në këtë mënyrë. Është një përvojë për të dyja palët që duhet marrë në konsideratë”, tha ministri gjerman.

Të fundit