Flash News

E-TJERA

Michael Roth: Të nisin bisedimet me Shqipërinë dhe MV, lufta në Ukrainë s’mund ta pengojë procesin

Michael Roth: Të nisin bisedimet me Shqipërinë dhe MV, lufta

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, Michael Roth shprehet se është momenti që të nisin bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Roth ka deklaruar se Shqipëria dhe MV janë gati dhe se duhet t'u jepet drita jeshile nga blloku. Ai ka shprehur edhe më herët mbështetjen për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.

“Nuk jam shumë i kënaqur me zhvillimet e fundit sepse Bashkimi Europian ka humbur besueshmërinë në rajon. Ka ardhur koha që të fillojmë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt. Ky është mesazhi im jo vetëm për miqtë dhe partnerët tanë në Shqipëri, por edhe për miqtë dhe kolegët tanë në Bruksel.

Shpresoj që me presidencën franceze të Këshillit ne të kemi një mundësi të vërtetë për të mbajtur premtimet tona sërish. Ne jemi të ndërgjegjshëm për zhvillimet pozitive të rëndësishme në rajon, sikurse të gjithë e dinë që shumë mbetet për t’u bërë, por Shqipëria është gati”, tha Roth.

I pyetur nëse lufta në Ukrainë do të pengojë procesin e negociatave me Shqipërinë dhe MV, ai e mohoi. Roth tha se lufta në Ukrainë është një sinjal që BE të marrë më shumë përgjegjësi për paqen në Europë.

“Lufta në Ukrainë është një tragjedi shumë shumë e madhe dhe ajo thekson se BE duhet të marrë më shumë përgjegjësi për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Europën. Do të thotë jo vetëm në Evropën Lindore por edhe në Ballkanin Perëndimor. Kjo është një detyrim për ne.

Dhe nëse ne i përcjellim një ftesë për Ukrainën nuk do të thotë që ne nuk jemi më të interesuar për të vazhduar marrëdhëniet tona me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanin Perëndimor.

Miqtë tanë në Ballkanin Perëndimor pritën shumë gjatë, tepër gjatë. Ne duhet të përshpejtojmë negociatat sepse nëse BE nuk është vizibël, aktive dhe e zëshme mjaftueshëm regjime të tjera autoritare do të plotësojnë vakumin. Kjo do të thotë rusët në veçanti në Serbi, Kina apo Turqia dhe kjo nuk është absolutisht në interesin gjerman apo në interesin Europian”, u shpreh ai për gazetarët.

Kjo deklaratë vjen pas takimit të tij me kreun e grupit parlamentar socialit Taulant Ballën, që ndodhej për një vizitë në Gjermani.

Më herët kryediplomati i BE-së foli për integrimin e dy shteteve, por nuk dha një datë për negociatat. Josep Borrel u shpreh se lufta në Ukrainë do të sjellë paqëndrueshmëri në rajon.

Të fundit