Flash News

E-TJERA

Ministri grek: BE të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministri grek: BE të hapë negociatat me Shqipërinë dhe

Perspektiva e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor u vunë në tryezë në një mëngjes pune të mbajtur nga Nikos Dendias dhe homologët e tij të BE-së.

Konkretisht, ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka pritur ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe homologëve të tij të BE-së.

Nga njëra anë u shqyrtua perspektiva e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, si dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor.

Në takim morën pjesë 17 ministra të Jashtëm të BE-së, përfshirë shtetet më të mëdha anëtare si Franca, Gjermania dhe Italia, si dhe Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti i Komisionit Josep Borrell dhe Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varcelli.

N. Dendias në fjalën e tij nënvizoi qëndrimin e prerë të Greqisë për fillimin e menjëhershëm të negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, si dhe Shqipërisë, siç theksohet nga burime diplomatike, shkruajnë mediat greke.

Ministri i Jashtëm vuri në dukje edhe rrezikun që paraqet aksioni i destabilizimit të vendeve të treta në rajon, veprim i cili ka mundësi serioze të intensifikohet, në vazhdën e zhvillimeve në Evropën Lindore. Me forcimin e rolit të Greqisë, si shtyllë e stabilitetit në rajon, zvogëlohet fusha e veprimit të vendeve të treta.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi mbështetjen e vendosur të Greqisë në perspektivën evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor, e cila do të konsolidojë një klimë sigurie dhe prosperiteti.

 

Të fundit