Flash News

E-TJERA

Ministri grek takim me Fredi Belerin, ikin dritat në paraburgimin e Durrësit; Ç'deklaroi Papastavrou në media

Ministri grek takim me Fredi Belerin, ikin dritat në paraburgimin e

Ministri grek i Shtetit Stavros Papastavrou ka takuar sot kryetarin e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i cili  ndodhet në paraburgim prej disa muajsh.

Mësohet se gjatë takimit në paraburgim është ndërprerë energjia elektrike.

Pas takimit, Papastavrou ka folur për mediat, ku përsëriti se gjyqësori duhet të bëjë drejtësi pasi e quan të padrejtë arrestimin e Belerit.

"Erdha e vizitova kryebashkiakun e Himarës që mbahet në burg këtu e 7 muaj. Fatkeqësisht në Himarë, vendimi i sovranit për votën nuk po zbatohet akoma. Himara është e vetmja bashki në Europë ku kryetari i humbur vazhdon të drejtojë bashkinë dhe kryetarit të zgjedhur po i mohohet e drejta për t'u zgjedhur", u shpreh ministri grek.

'Ne i gjendemi pranë Fredi Belerit për një gjyq të drejtë dhe duam që prezumimi i pafajësisë së tij të respektohet nga drejtësia shqiptare. Duhet gjetur një zgjidhje në kuadrin e së drejtës europiane dhe shtetit të së drejtës dhe ëndrrës europiane që të kthehet normaliteti në bashkinë e Himarës."- vijoi më tej ministri Papastavrou.

 

Të fundit