Flash News

E-TJERA

Ministri grek takohet me Fredi Belerin në burgun e Durrësit

Ministri grek takohet me Fredi Belerin në burgun e Durrësit

Ministri i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou ka zhvilluar një takim sot me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg.

Takimit ka u bë në burgun e Durrësit, ku Beleri ndodhet prej 6 muajsh, ndërsa kjo vizitë vjen në funksionin të gjyqit që do të bëhet nesër, për të shprehur edhe njëherë mbështetjen ndaj tij.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli.

Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.

Të fundit