Flash News

E-TJERA

Ministri i Jashtëm grek bisedë telefonike me kryeministrin Rama, Dendias tregon çfarë diskutuan

Ministri i Jashtëm grek bisedë telefonike me kryeministrin Rama,
Nikos Dendias me Edi Ramën

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Lajmin e njoftoi vet Dendiasi përmes një postimi në Twitter, ku shkruan se “Në një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë diskutuam zhvillimet e fundit në rajon”.

Ndërkohë nga ana e kryeministri Rama nuk ka ende një reagim për temat e diskutimit.

Kjo bisedë vjen në një moment ku debati publik është përqëndruar te zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon. Ky vendim i shtetit helen i hap rrugë edhe zgjidhjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës përcaktimit të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Lidhur me këtë çështje nuk kanë munguar zërat se po cënohen interesat e shtetit shqipëtar, gjë e cila është mohuar nga kryeministri Rama.

Të fundit