Flash News

E-TJERA

Ministri i Jashtëm grek Dendias viziton të hënën Tiranën

Ministri i Jashtëm grek Dendias viziton të hënën

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, pritet të hënën të vizitojë Tiranën.

Mësohet se vizita do të jetë në kuadër të javës greke në Shqipëri, ndërsa në axhendën e ministrit të jashtëm është parashikuar dhe një takim me kryeministrin shqiptar. Pjesë e diskutimit me kryeministrin Rama do të jenë edhe pensionet.

Dendias do të takohet edhe me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ku në fokus të takimit do të jetë diskutimi për integrimin e Ballkanit Perëndimit në Bashkimin Evropian. 

Të fundit