Flash News

E-TJERA

Ministri i Jashtëm hungarez: BE po humbet peshën, të përshpejtohet procedura e zgjerimit

Ministri i Jashtëm hungarez: BE po humbet peshën, të

Péter Szijjarto, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së, ka folur për hapjen e grupkapitujve të parë të Shqipërisë.

Në konferencën për shtyp me kryeministrin Rama, ministri hungarez u shpreh se Bashkimi Evropian ka nevojë për freski pasi po e humbet peshën në ekonominë globale, ndaj nevojitet që Shqipëria t'i bashkohet unionit.

Szijjarto nënvizoi nevojën për të përshpejtuar zgjerimin dhe pranin e Shqipërisë, pasi kohëzgjatja po ul besueshmërinë.

"Sot folëm për grup kapitujt themelorë. Janë 6 që duhet të negociohen dhe e dimë që procesi përgatitor është i vështirë, kompleks, i fortë dhe e dimë që përvoja ka rëndësi. Dhe kur kryeministri na vizitoi në Budapest, ramë dakord që akademia diplomatike e punëve të jashtme në Hungari do të bëjë trajtim për 50 anëtarë të administratës shqiptare në mënyrë që të mund të kontribuojnë në procedurat e anëtarësimit.

E kuptojmë që BE po humbet peshën e tij kur vjen fjala për ekonominë globale, kësisoj kuptojmë që BE ka nevojë për freski, për stimul të ri. Kjo freski energji e re që kemi nevoje, do të vijë nga hapësira e Ballkanit Perëndimor, prandaj duhet të përshpejtohet. Na duhet të marrim hapa urgjente për të ruajtur besueshmërinë për politikën e zgjerimit, na duhet të kuptojmë që kjo politik ka humbur besueshmërinë. Koha mesatare e pritjes ka tejkaluar 15 vjet, kjo është thjesht e papërshtatshme, na duhet të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit tani!

Shumica e shteteve anëtare shprehen se zgjerimi duhet të jetë proces mbështetur në merita, por meritat janë. Nëse do shihnim arritjet e Shqipërisë, meritat janë të pranishme. Investuesit hungarez luajnë rol të rëndësishëm në modernizmin e ekonomisë shqiptarë. Nga ana tjetër, Shqipëria ka ecur shumë mirë kur vjen fjala për kushtet që ka vendosur BE që të ketë mundësi të çelë kapitujt e negociatave. Ky po shndërrohet në zakon nga ana jonë se 14 vjet e gjysmë ishim në këtë pozicion me Kroacinë. Shpresoj që të mos presim deri në presidencën tjetër. Sot folëm për grup kapitujt themelore, janë 6 kapituj qe duhet të negociohet", deklaroi ministri hungarez.

Të fundit