Flash News

E-TJERA

Ministri i Jashtëm i Kinës vizitë zyrtare në Shqipëri, takim me Ramën dhe Metën

Ministri i Jashtëm i Kinës vizitë zyrtare në Shqipëri,

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta kanë zhvilluar takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës Wang Yi, ku kanë biseduar për bashkëpunimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

"Kryeministria - Kënaqësi të mirëpres sot Këshilltarin e Shtetit dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Wang Yi," shkruan Rama.

Presidenti Meta në takimin me Wang Yi, shprehet se është fokusuar në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, shkëmbimet në disa fusha të ekonomisë si edhe zhvillimet reciproke në fushën e arsimit.

"Takim miqësor dhe bisedë e hapur me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Sh.T.Z. Wang YI.

Vlerësova miqësinë tradicionale dhe marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe shpreha dëshirën për t'i forcuar edhe më tej në të ardhmen.

Zhvillimi i marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, shkëmbimet në bujqësi, turizëm, kulturë dhe arsim janë fusha me interes dhe me dobi reciproke për vendet dhe popujt tanë.

Duke theksuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023, që përkon edhe me 50-vjetorin e anëtarësimit të RP të Kinës në OKB, e sigurova Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Sh.T.Z. Wang YI për bashkëpunim në funksion të forcimit të mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit kudo në botë," shkruan Meta.

 

Të fundit