Flash News

E-TJERA

Ministri i Jashtëm i MV: Po ndjekim me kujdes dialogun Prishtinë-Beograd, hap serioz drejt qëndrueshmërisë

Ministri i Jashtëm i MV: Po ndjekim me kujdes dialogun
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ishte sot në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai u preit nga homologia Olta Xhaçka. Në një konferencë të përbashkët për mediat, Osmani bëri me dije se me Xhaçkën folën për marrëdhëniet dhe angazhimin e tyre të përbashkët për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Osmani tha se po ndjekin me vëmendje dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, e cila do t’i hapte rrugë sipas tij një Ballkani të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Xhaçka dhe Osmani kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e diasporës.

“Jemi të interesuar për dialogun Prishtinë – Beograd,  e mbikëqyrur nga BE-ja dhe SHBA-ja që do të hapë një hap serioz drejt një Ballkani të qëndrueshëm. Në këtë drejtim pata nderin t’ia prezantoj ministres marrëveshjen trepalëshe që iniciohet nga vendi ynë. Të tre vendet, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bullgaria mund të gjejnë një forum të rëndësishëm.

Temë e diskutimit ishte dhe forumi i Prespës për dialog, promovimin e multikulturalizmit në rajon si një sfidë e rëndësishme për Ballkanin. Sot do të nënshkruajmë dhe marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e diasporës, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh. Ramë dakord se do të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy vendeve për ti hapur rrugë investimeve. Degën e kulturës që është në Maqedoninë e Veriut do e hapim në Tiranë”, tha Osmani.

Të fundit