Flash News

E-TJERA

Ministri i Jashtëm kroat nga Luksemburgu: Shqipërisë duhet t'i çelen negociatat dhe Kosovës t'i liberalizohen vizat

Ministri i Jashtëm kroat nga Luksemburgu: Shqipërisë duhet
Gordan Grlic Radman

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë përmbushur të gjitha kriteret për të hapur bisedimet e pranimit sa më shpejt të jetë e mundur dhe se Kosova meriton liberalizimin e vizave, tha ministri i Jashtëm Kroat, Gordan Grlic Radman në Luksemburg.

Sot Këshilli Europian do të vendosë nëse do t'i çelë apo jo negociatat me Shqipërinë. Ende nuk ka marrëveshje për të hapur negociatat me Maqedoninë Veriore për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë.

"Nuk ka bllokime në lidhje me Shqipërinë, por disa vende nuk duan të ndajnë çështjen e hapjes së negociatave me Tiranën nga ato me Maqedoninë e Veriut", shkruan media kroate, e cila shton se Radman tha se Kroacia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

Të fundit