Flash News

E-TJERA

Ministri i Jashtëm rus: Mercenarë nga Kosova e Shqipëria po rekrutohen për në Donbas

Ministri i Jashtëm rus: Mercenarë nga Kosova e Shqipëria po

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me zhvillimet e fundit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Mediet ruse shkruajnë se Lavrov ka deklaruar që shumë mercenarë janë duke u rekrutuar nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovine për t’u dërguar në Danbas.

"Ka informacione se mercenarë janë duke u rekrutuar në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë për të rrëzuar Rusinë jashtë ekuilibrit dhe për t'i dërguar ata, ndër të tjera, në Donbass. Ne po e kontrollojmë këtë tani," tha Lavrov.

Artikulli pohon se ai vuri në dukje se Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor janë një "vatër krimi", duke përfshirë terroristët dhe trafikantët e drogës.

"Ata po rekrutojnë mercenarë për të marrë pjesë në armiqësitë në konflikte që nxiten gradualisht, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara," tha Lavrov.

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë thelluar ndjeshëm. SHBA-të kanë paralajmëruar se dita-ditës pritët një sulm ndaj Ukrainës, ndërsa Rusia ka mohuar një plan të tillë.

Të fundit