Flash News

E-TJERA

Ministri Jashtëm italian: Konfirmoj mbështetjen tonë për Shqipërinë në rrugën drejt BE

Ministri Jashtëm italian: Konfirmoj mbështetjen tonë për

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan një konferencë të përbashkët për mediet, në kuadër të vizitës së kryeministrit në Itali.

Ministri italian konfirmoi mbështetjen e Italisë për integrimin evropian të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndër të tjera, Di Maio theksoi se Italia dhe Shqipëria, mund të kenë një rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor.

“Konfirmoj mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar në rrugën drejt BE. Mbështesim hapjen e negociatave. Shkëmbimi që patëm sot në komitet ka qenë shumë frytdhënës, tani kemi objektiv që muajt e ardhshëm idetë ti realizojmë. Italia dhe Shqipëria mund të kenë një rol udhëheqës në të gjithë Ballkani Perëndimor”, tha Di Maio.

 

Të fundit