Flash News

E-TJERA

Ministri polak: Mbështesim aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në BE

Ministri polak: Mbështesim aspiratat e Shqipërisë për

Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau, ka zhvilluar sot një konferencë të përbashkët me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.

Gjatë fjalës së tij, Rau u shpreh se Polonia mbështet aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, teksa theksin e vuri mbi luftën ndaj korrupsionit. Ministri polak tha se Shqipëria është e angazhuar për të ruajtur efikasitetin e OSBE.

“E përgëzoj Shqipërinë për hapat që ka marrë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Tani më shumë se kurrë na duhet solidaritet dhe përpjekje për të ruajtur angazhimet thelbësore të OSBE. Jam i lumtur të theksoj se Shqipëria është tërësisht e angazhuar për të ruajtur efikasitetin e OSBE-së. jam i nderuar dhe theksoj jashtëzakonisht marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona. Polonia mbështet aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Kemi diskutuar me Ahmetaj se si të forcojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin tonë dy palësh”, tha ministri polak.

 

Të fundit