Flash News

E-TJERA

Ministri që hesht për vrasjen e një qytetari dhe krenohet me arrestimin e një gjobvënësi

Ministri që hesht për vrasjen e një qytetari dhe krenohet me

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha nuk tha asnjë fjalë për vrasjen e Egli Progës, i cili u dhunua për vdekje nga Denis Meçe, nipi i ish-funksionarit të PS.

Edhe pse vdekja e Progës ngjalli polemika për shkak të dyshimeve se ngjarja u fsheh nga policia, madje solli edhe përplasje institucionale, Hoxha vendosi të mos flasë.

Reagimin e fundit ministri e ka bërë për arrestimin e Gazmir Preçit, shefi i Antidrogës që u arrestua një ditë më parë. Hoxha, me krenari, shkruan se ky do të jetë mësimi për çdo efektiv që cenon besimin e qytetarëve.

"Operacioni i AMP-së, në bashkëpunim me SPAK, është mesazh i qartë për ata punonjës policie të cilitdo niveli qofshin, që do të tentojnë të cenojnë besimin e qytetarëve tek Policia, duke u hequr si padronë të qytetarëve dhe bizneseve, dhe jo si shërbëtorë të ligjit, se do të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor.

Mbështes dhe inkurajoj AMP-në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe nxis dhe garantoj qytetarët dhe bizneset të denoncojnë raste të tilla, sepse vetëm bashkërisht arrijmë të realizojmë objektivin madhor, për të pasur një Polici sa më profesionale dhe me integritet të lartë moral e ligjor!", shkruan Hoxha.

Siç duket, ministri nuk ka një përgjigje që mund t’i japë familjes Proga, së cilës i shkaktuan dëm të madh se cenimi i besimit. Për Egli Progën, ministri po mban një pozicion komod duke mos preferuar të reagojë për një ngjarje që tronditi opinionin publik.

Të fundit