Flash News

E-TJERA

Ministri Roth në Tiranë: Shqipëria ka bërë, po punojmë me trysni që Këshilli i Ministrave të marrë vendim pozitiv

Ministri Roth në Tiranë: Shqipëria ka bërë, po

 

Ministri gjerman për Europën Michael Roth deklaroi gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë se Shqipëria ka bërë progres sa i takon integrimit.

Roth tha se po punohet me trysni që më 22 qershor Këshilli Europian të marrë një vendim pozitiv për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë.

Po ashtu, ministri u ndal edhe te zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa ka uruar kryeministrin Edi Rama për rezultatin.

Dua të jem i hapur. Ka kolegë në BE që thonë se ndoshta zemra ime rresh shumë për BP. Unë them se nuk bëhet fjalë për preferenca personale,por interes strategjik të spikatur të BE.

Ballkani Perëndimor nuk është oborr i pasëm, por i brendshëm i Evropës.

Paqja, shteti ligjor, pajtimi rajonal janë në interesin evropian dhe gjerman. Gëzohem që jam këtu që është edhe vend i artit, tregon se Shqipëria shkon në rrugët e veta që i vlerësoj mjaft.

shumë prej jush janë të frustruar e zhgënjyer nga BE se në të shkuarën është bërë shumëçka.

Ju e  dini që ka patur kushte të tjera për të postar nga Shqipëria si gjykata kushtetues e e lartë.

Shqipëria ka bërë, ka shënuar arritje. Ashtu thuhet edhe për MV. Ndaj po punojmë me trysni që në 22 qershor këshilli i ministrave të Evropës të marrin vendim pozitiv, duhet të nisim.

Ka shumë të bërë ende. Jemi në fillim të një rrugë. Shteti ligjor, administrata moderne, një qasje me respekt për pakicat kulturore, fetare... jemi komunitete vlerash. Ju keni arritur progres të madh.

Në gjermani duhet të mbajmë ende maska, nuk na ndihmojnë masat e izolimit, duhet të mbështesim njëri tjetrin.

Strategjia e përbashkët është të mbështetemi reciprokisht. Nëse Shqipëria është e suksesshme, është edhe sukses i yni.

Ka rëndësi të shmangim paragjykimet. BE nuk lë askënd vetëm. Deri në 12 mld euro do vëmë në dispozcon për BP për të amortizuar pasojat sociale të ekonomisë.

Rusia e kina të jenë më të angazhuara në rajonin e BP, premtoj më shumë angazhim nga shtete anëtare.

Ne duhet të marrim vendime unanime me rëndësi është të përfshijnë të gjithë partnerët.

Tani kemi një problem bilateral mes Bullgarisë dhe MV, por ne po ndihmojmë. Duhet të jemi më solidarë.

Shpreh urimet e mia edhe për kryeministrin që arriti që një shumicë të qartë. Si social-demokrat mund ta them se kjo nuk është diçka e vetëkuptueseshme. Dua që edhe këtu të ketë një marrëdhënie mes partisë që qeveris dhe opozitës. Konkursi i ideve është eliksiri i jetës për demokracinë. Duhej që të arrihej një gatishmëri minimale kompromisi. Kjo do të jetë edhe kërkesa e palës tjetër. Kam ardhur të dëgjoj se ku mund të ndihmojmë më mirë”, tha Roth.

Të fundit