Flash News

E-TJERA

Temperaturat thuajse nën zero, MAS bën njoftimin për në shkolla: Dritaret duhet të mbahen të hapura ose të ajrosen 5-6 herë

Temperaturat thuajse nën zero, MAS bën njoftimin për në
foto ilustruese

Ndërkohë që temperaturat janë ulur dhe Shqipëria është përfshirë nga vala e të ftohtit, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka bërë një njoftim të rëndësishëm sa i përket shkollave dhe situatës së Covid-it.

Në njoftimin e radhës të Mas theksohet mbajtja hapur e dritareve të klasës ose të ruhet temperaturë konstante, duke e ajrosur klasën të paktën 5 apo 6 herë.

Njoftimi i plotë:

Shëndeti i nxënësve dhe stafit mësimor është prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Prandaj, duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta në të gjithë vendin, si dhe shqetësimet e drejta të prindërve, ndjejmë të nevojshme të nënvizojmë se Udhëzuesi për fillimin e vitit shkollor 2020-2021, në respekt të udhëzimeve të MSHMS, duke marrë parasysh edhe ndryshimet e temperaturave sipas stinëve, nuk kërkon në mënyrë absolute mbajtjen hapur gjatë gjithë kohës të dritareve, por lejon edhe ajrosjen e klasave disa herë gjatë ditës.
Më saktësisht, në të shprehet qartë se: “DRITARET DUHET TË MBAHEN TË HAPURA OSE TË PAKTËN TË AJROSEN 5-6 HERË GJATË KOHËS SË MËSIMIT”.
Prandaj kërkojmë nga të gjitha Institucionet Arsimore që të kenë në vëmendje zbatimin e këtij udhëzimi, duke u kujdesur maksimalisht edhe për mbajtjen e një temperature konstante në klasë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve.

Të fundit