Flash News

E-TJERA

Ministria merr vendimin: Arsimi parauniversitar online deri më 19 shkurt

Ministria merr vendimin: Arsimi parauniversitar online deri më 19 shkurt
Ministria e Arsimit

Javën e ardhshme arsimi parauniveristar do të zhvillohet online. Ministria e Arsimit vendosi në funksion skenarin e tretë nga 15 deri në 19 shkurt.

Lajmin e bëri me dije ministrja Evis Kushi përmes një njoftimi zyrtar, ku thekson se "sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe reshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online".

Ajo shton se po merren masat e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi.

Të fundit