Flash News

E-TJERA

Ministria e Drejtësisë dorëzon zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradim të Ahmetajt

Ministria e Drejtësisë dorëzon zyrtarisht në Zvicër

Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht pranë autoriteteve zvicerane kërkesën për ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Ky fakt u njoftua gjatë relatimit të fakteve në procesin në themel për dosjen “Buka” ku u vendos të vijojë procesi në mungesë për ish-nr. 2 të qeverisë.

Ahmetaj ndodhet në arrati prej korrikut të vitit 2023. SPAK po e heton Ahmetajn për pastrim parash, fshehje pasurie, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

 

Të fundit