Flash News

E-TJERA

Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare Italisë për ekstradimin e Adriatik Llallës

Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare Italisë për

Dy ditë pas arrestimit, Ministria e Drejtësisë ka përcjellë në Itali kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. 

Kërkesa u përcoll në rrugë diplomatike përmes Ministrisë së Jashtme, menjëherë pasi SPAK depozitoi pranë këtij institucioni dosjen me kërkesën për ekstradim.

Dje, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm pranë Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e ish-prokurorit Adriatik Llalla, i cili është arrestuar më 10 dhjetor në Romë, ndërsa lajmi në Shqipëri u bë i ditur dy ditë më parë.

Sipas Policisë së Shtetit, Nga Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës, falë shkëmbimit të informacionit me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Adriatik Llalla, 52 vjeç, banues në Tiranë.

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjeter që ka detyrim ligjor për deklarim”.

"Falë informacioneve të marra nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e këtij personi, si dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Policisë italiane u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë”, thekson Policia e Shtetit.

Të fundit