Flash News

E-TJERA

Ministria e Drejtësisë njoftoi riatdhesimin e zemrës së Saimir Sulës, reagon e motra: S’jemi njoftuar

Ministria e Drejtësisë njoftoi riatdhesimin e zemrës së

Ministria e Drejtësisë njoftoi riatdhesimin e zemrës së Saimir Sulës dhe procedurat do të kryhen në Barcelonë më datë 12 korrik 2023.

Pas këtij njoftimi reagoi motra e të riut, Majlinda Sula. Në një deklaratë për mediat, ajo tha se familjarët nuk janë vënë në dijeni, edhe pse në njoftimin e ministrisë shkruhet se procedura do të kryhet në prani të familjarëve të Saimir Sulës dhe institucioneve zyrtare nga Shqipëria dhe Spanja, të përfshira në çështje.

Motra e Sulë ka shprehur dyshime se zemra qe pritet të vijë në Shqipëri mund të mos jetë e vëllait të saj pasi prej 3 vitesh Spanja i refuzoi kërkesën për kryerjen  e ADN-së.

Ndër të tjera ajo thotë se Saimir Sula mund të jetë vrarë.

Të fundit