Flash News

E-TJERA

Ministria e Financave refuzoi projektvendimin, inceneratori kaloi me VKM. Ish-ministri: Ishte i jashtëligjshëm

Ministria e Financave refuzoi projektvendimin, inceneratori kaloi me VKM.

Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani po dëshmon para Komisionit Hetimor të Inceneratorëve lidhur me koncesionin që dikasteri i cili ai ka drejtuar asokohe, ka refuzuar për miratim.

Cani deklaroi se Ministria e Financave e vlerësoi asokohe projektvendimi e inceneratorëve si të jashtëligjshme. Ish-ministri sqaroi se që projektvendimi në fjalë të miratohej, duhej ndërhyrja e qeverisë dhe duke qenë në kushtet e emergjencës mjedisore, Cani thotë se mund të jetë përshpejtuar procesi.

Ish-ministri u shpreh se në dijeninë e tij, nuk ka asnjë VKM që mund të miratojë procedurën e jashtëligjshme.

“Se pari, ne thamë qe ne materialin qe ju keni paraqitur, relacionin nuk jepet argumenti financiar. I themi qe ju nuk jeni bazuar ne ligj lidhur me koncesionet dhe prokurimet publike. Ky projektvendim ne dijeninë time nuk eshte miratuar. Sa i takon financimit, koha ecte ose do behej ose nuk do behej. Ishte emergjence, mbledhja e mbeturinave. Kjo mbase ka sjelle qe gjerat te përshpejtoheshin. Sepse po te kalohej buxheti dhe nuk do kishte reagim, do hynte ne fuqi pas buxhetit dhe rutina merrte kohen e vet. Ministria e Financave ka marre ate projektvendim, e ka refuzuar për tre arsye. E treta, arsyeja financiare dhe përmbushja e detyrimeve nga kompania. Kërkonim qe te dyja palët te ishin ne gjendje qe te përmbushini detyrimet. Që të përfshihej ose jo, duhej që qeveria të angazhohej sepse buxheti është një akt madhor sepse aty vendoset politika ekonomike për vitin e ardhshëm dhe afatmesëm. Lidhur me atë që ju thoni se me VKM është miratuar kjo procedurë e veçantë. Këtë nuk e di. Sepse ministria e Financave ka qenë kundër që të vendoset procedurë tjetër. Unë, në dijeninë time, besoj se jam i sigurt që nuk ka VKM që të miratojë këtë procedurë jashtë ligjit”, tha Cani.

Të fundit