Flash News

E-TJERA

Ministria e Jashtme del me një njoftim për qytetarët që do të udhëtojnë drejt Greqisë

Ministria e Jashtme del me një njoftim për qytetarët që do

Ministria e Jashtme ka dalë me njoftim për të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë drejt shtetit fqinjë, Greqisë.

Ajo bën me dije se në bazë të VKM-së së fundit miratuar nga qeveria greke, të gjithë qytetarët duhet t'i nënshtrohen testimit PCR ose testit të shpejtë (rapid).

Ministria bën me dije se qytetarët duhet të jenë të pajisur me:

- Formularin PLF;

- Çertifikatë vaksinimi, test PCR (të bërë 72 orë para mbërritjes së tyre në Greqi) ose rapid (të bërë brenda 48 orëve para mbërritjes së tyre në Greqi) ose

- Çertifikatë të diagnozës pozitive e vlefshme për 1 deri në 6 muaj.

Këto kushte vlejnë edhe për fëmijët mbi 12-vjeç dhe duhet të realizohet si për udhëtimin nga toka dhe për atë nga ajri.

Në Pikat Kufitare Doganore të Kapshticës, Kakavijës dhe Qafë Botës nuk ka limit për numrin e personave që kalojnë kufirin, bën me dije ministria.

Të fundit