Flash News

E-TJERA

Ministria e Jashtme greke reagon pas sulmit ndaj Belerit: Autoritet shqiptare të garantojnë sigurinë e eurodeputetëve

Ministria e Jashtme greke reagon pas sulmit ndaj Belerit: Autoritet shqiptare

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar lidhur me sulmin ndaj eurodeputetit Fredi Belerit gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ku një qytetar e goditi me vezë dhe kos.

Ministria greke ka dënuar sulmin dhe ka kërkuar që autoritetet shqiptare të marrin masa për të garantuar sigurinë e eurodeputetëve.

“Dënojmë sharjet dhe fyerjet ndaj eurodeputetit grek Fredi Beleri gjatë vizitës në Tiranë të delegacionit të Parlamentit Europian, për të kontrolluar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Autoritetet shqiptare duhet të marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë e eurodeputetëve dhe lirinë për të bërë punën pa pengesa. Eurodeputetët përfaqësojnë interesat e qytetarëve të Bashkimit Europian dhe duhet të gëzojnë respektin e duhur”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Të fundit