Flash News

E-TJERA

Ministria e Jashtme: Nga 6 Gushti nisin fluturimet direkte nga Shqipëria në Bullgari, si do veprohet dy javët e para

Ministria e Jashtme: Nga 6 Gushti nisin fluturimet direkte nga Shqipëria

Ministria e Jashtme ka njoftuar të gjithë qytetarët se duke filluar nga 6 Gushti do të fillojnë fluturimet me pagesë Shqipëri-Bullgari, ndërkohë që më 1 Gusht, kompania ajrore GullivAir, do të zhvillojë fluturimin e parë inaugurues nga Sofja në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, MEPJ shton se javën e ardhshme pritet të lançohet sistemi për rezervimin dhe blerjen e biletave.

Gjithashtu, më tej në njoftim sqarohet se nga data 6 gusht deri më 15 shtator, kompania do të operojë 1 herë në javë, gjithmonë të premteve, ndërsa nga 15 shtatori deri më 28 shtator, shërbimi i tyre do të ofrohet në dy ditë të javës, më konkretisht të premten dhe të dielën.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se më datë 1 gusht, linja ajrore GullivAir do të zhvillojë fluturimin e parë inagurues Bullgari – Tiranë.

Fluturimi i parë me pagesë për qytetarët do të jetë më 6 gusht, ndërsa javën e ardhshme pritet të lançohet sistemi për rezervimin dhe blerjen e biletave, i cili aktualisht është në testim.

Në periudhën 6 gusht – 15 shtator, kompania do të operojë 1 herë në javë, ditën e premte, ndërsa në periudhën 15-28 shtator do të operojë herë në javë, të premten dhe të dielën.

Udhëtimet direkte javore Sofje-Tiranë-Sofje janë planifikuar për periudhën 6 gusht – 28 shtator 2021. Kompania Gullivair synon gjithashtu të mundësojë fluturime drejt destinacioneve të tjera për shtetasit shqiptarë, fillimisht drejt Burgasit, Bullgari.

Detaje të mëtejshme lidhur me fluturimet, oraret dhe datat do të publikohen në faqen zyrtare të aeroportit të Sofjes dhe kompanisë.

Të fundit