Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: 11 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë: 11 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit janë kryer 3439 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 11 qytetarë në këto bashki: Nga 2 raste në Tiranë, Korçë, Elbasan dhe nga 1 rast në Has, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Peqin, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH, aktualisht janë 160 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,081 që nga fillimi i epidemisë. 

Të fundit