Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: 37 raste me Covid-19, rritet numri i pacientëve aktivë dhe i të shtruarve në spitale

Ministria e Shëndetësisë: 37 raste me Covid-19, rritet numri i

37 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit konfirmon Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit të MSH, vihet re një rritje e numrit të personave që po marrin trajtim spitalor të specializuar, aktualisht janë 20 pacientë, ndërsa janë aktualisht 374 pacientë aktivë në të gjithë vendin.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 37 qytetarë, në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Fier, Elbasan, Lezhë, nga 2 raste në Kavajë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Vau i Dejës.

Aktualisht janë 374 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,205 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit