Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: 6 humbje jete dhe 725 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë: 6 humbje jete dhe 725 të infektuar

6 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 3273 testime, nga të cilat rezultuan 725 qytetarë të infektuar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Janë kryer 3273 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 725 qytetarë, në këto bashki:

289 në Tiranë, 43 në Fier, 36 në Elbasan, 32 në Vlorë, 29 në Lushnje, 28 në Shkodër, 27 në Berat, nga 22 qytetarë në Durrës, Kamëz, 20 në Gjirokasër, nga 17 qytetarë në Korçë, Sarandë, 11 në Patos, nga 9 qytetarë në Kukës, Krujë, Pogradec, nga 8 qytetarë në Dimal, Lezhë, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kuçovë, Vorë, nga 5 qytetarë në Tepelenë, Kavajë, nga 4 qytetarë në Divjakë, Konispol, Kolonjë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Librazhd, Dropull, Himarë, Roskovec, Kurbin, Tropojë, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Mirditë, Selenicë, Libohovë, Përmet, Skrapar, nga 1 qytetar në Peqin, Poliçan, Devoll, Maliq, Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, Mat, Bulqizë, Rrogozhinë, Has, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe.

Janë 7,834 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Berati të moshave 57-64 vjeç, një qytetare nga Tirana 58 vjeçe, një qytetare nga Fieri 73 vjeçe, një qytetar nga Shkodra 81 vjeç, një qytetare nga Tepelena 91 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 602 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit