Flash News

E-TJERA

8 policë dhe 2 protestues të lënduar, 'Shëndetësia': Njëri prej efektivëve rrezikon humbjen e syrit

8 policë dhe 2 protestues të lënduar,
Pamje nga protesta te Ministria e Brendshme

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se nga protesta e zhvilluar ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” pati 10 të lenduar.

MSH sqaron se tete punonjes te policise dhe dy protestues jane trajtuar ne spitalet universitare te Tiranes, ku njeri prej punonjesve te rendit ka demtime me serioze.

Ne spitalin e Traumes po trajtohen 7 punonjes te policise dhe 2 protestues qe janë ne gjendje te stabilizuar.

Ndersa ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” po trajtohet nje punonjes i policise, gjendja e te cilit, sipas mjekeve, eshte serioze, pasi rrezikon humbjen e njerit sy dhe pritet ti nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale.

Të fundit