Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: 8 raste të reja, asnjë humbje jete nga Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë: 8 raste të reja, asnjë humbje

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar bilancin e fundit të koronavirusit në vendin tonë. Sipas MSH, në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete.

Ndërkohë 6 qytetarë kanë arritur të mposhtin virusit. Rastet e reja janë evidentuar në këto zona: 4 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Sarandë, Kolonjë.

Aktualisht në vendin tonë janë 101 raste aktive me COVID, ndërsa 8 pacientë po marrin shërbim të specializuar në Spitalin Infektiv

"Në 24 orët e fundit janë kryer 4136 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 8 qytetarë në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Sarandë, Kolonjë.

Aktualisht janë 101 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,059 që nga fillimi i epidemisë", deklaron Ministra e Shëndetësisë.

Të fundit