Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 13 raste të reja nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 13 raste

13 raste të reja janë regjistruar nga Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë raporton po ashtu se nuk ka asnjë humbje jete dhe se aktualisht po marrin trajtim spitalor 23 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

“Janë kryer 2,872 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  2 raste në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, 1 rast Fier, Korçë, Librazhd, Dibër, Rroskovec.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 23 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 34 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,736 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

                                                                        

 

Të fundit