Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 18 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 18 raste

18 raste të reja me Covid-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se rastet e reja janë identifikuar në këto zona: 7 raste në Shkodër, 4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Elbasan, Lezhë, Kamëz, Peqin. Aktualisht në të gjithë vendin janë 124 pacientë aktiv me Covid-19, ndërsa 5 pacientë po marrin trajtim të specializuar në Spitalin Infektiv.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 18 qytetarë në këto bashki: 7 raste në Shkodër, 4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Elbasan, Lezhë, Kamëz, Peqin.

Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,067 që nga fillimi i epidemisë", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Të fundit