Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete nga Covid-19, 5 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete nga Covid-19, 5

Asnjë humbje jete nuk është shënuar në 24 orët e fundit nga Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 4064 testime, por kanë rezultuar vetëm 5 raste të reja.

Aktualisht janë 100 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Janë kryer 4,064 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vlorë.

Aktualisht janë 100 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,941 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH. 

Të fundit