Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë:  Asnjë humbje jete, dy të infektuar dhe vetëm tre pacientë në spital

Ministria e Shëndetësisë:  Asnjë humbje jete, dy

Asnjë humbje jete nuk është shënuar nga Covid-19 në vendin tonë 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 2803 testime, nga të cilat janë regjistruar vetëm dy raste të reja.

Aktualisht janë 78 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2803 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vaun e Dejës.

Aktualisht janë 78 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,966 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit