Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, vetëm 18 raste të reja nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, vetëm 18

Asnjë person nuk ka humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor bën me dije se janë shënuar vetëm 18 raste të reja pas kryerjes së 2,821 testimeve.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

“Janë kryer 2,821 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  6 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste Malësi e Madhe,  2 raste në Kavajë, 1 rast në Fier, Përmet, Bulqizë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,761 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit