Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, vetëm 2 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, vetëm 2

Asnjë humbje jete dhe vetëm dy raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 2,618 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë vetëm një person në Tiranë dhe një në Berat.

Po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

“Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,618 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Berat.

Aktualisht janë 143 raste aktive me Sars Cov2 pozitiv në të gjithë vendin. Po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 23 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,865 që nga fillimi i epidemisë”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Të fundit