Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, vetëm 22 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, vetëm 22

Asnjë humbje jete nuk është shënuar në 24 orët e fundit nga Covid-19, konfirmon Ministria e Shëndetësisë.

Në raportin ditor, MSH bën me dije se janë kryer 3,661 testime, nga të cilat janë rezultuar vetëm 22 të infektuar.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

“Janë kryer 3,661 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 22 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Berat, 3 në Lezhë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,473 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit