Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, vetëm 9 raste të reja  

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, vetëm 9

Vetëm 9 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se nuk ka asnjë humbje jete, ndërsa po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Janë kryer 3,340 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 9 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 4 raste në Tiranë, Shkodër, 1 në Vlorë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,566 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit