Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: Dy humbje jete dhe 14 raste të reja nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë: Dy humbje jete dhe 14 raste të

Dy persona të moshave 69 dhe 74 vjeç kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,366 testime dhe janë shënuar vetëm 14 raste të reja.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. 

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3,366 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Tropojë, Prrenjas.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,907 që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar dy qytetarë; 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 69 dhe 74 vjeç”, njofton MSH.

Të fundit