Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: Dy humbje jete dhe 24 raste të reja nga Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë: Dy humbje jete dhe 24 raste të

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit, janë shënuar dy humbje jete nga Covid-19 në vendin tonë.

Pas kryerjes së 3051 testimeve janë regjistruar vetëm 24 raste të reja, ndërsa 835 persona të tjerë janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 73 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive. 

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Vlorë, Mirditë, Rrogozhinë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Gramsh, Skrapar.  

Në 24 orët e fundit janë shëruar 835 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,240 që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 73 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 65-69 vjeç”, njofton MSH.

Të fundit