Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: Humb jetën nga Covid-19 në vend, vetëm 8 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë: Humb jetën nga Covid-19 në

Një person (73 vjeç) ka humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 3375 testime dhe janë shënuar vetëm 8 raste të reja në 24 orët e fundit.

Aktualisht janë 136 raste aktive në vend dhe Vlora bëhet qarku i parë ku nuk ka raste aktive me Covid19.

Janë kryer 3,375 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 2 raste në Tiranë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Lezhë, Has.

Vlora është qarku i parë në vend ku nuk ka raste aktive me Covid19. Aktualisht janë 136 raste aktive në vend. Prej tyre, po marrin trajtim spitalor 19 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk e ka fituar dot betejën me Covid19 një qytetar 73 vjeç nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,879 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.  

Të fundit