
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Shtypi i ditës/ "Listat e plota për betejën e 25 prillit", "Emrat surprizë të PD dhe LSI"
Mesila Doda rikthehet në PD, Basha e liston në vend të sigurt
Fitim Zekthi caktohet koordinator kombëtar për komunikimin social dhe politik në PD
Ministria e Shëndetësisë jep shifrat: 15 humbje jete dhe mbi një mijë të infektuar nga Covid-19 në 24 orët e fundit

15 viktima, mes tyre edhe një 18-vjeçar pa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën nga Covid-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor njofton se pas kryerjes së 3258 testimeve janë regjistruar 1039 raste të reja.
Po ashtu, raportohen 989 të shëruar, ndërsa aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.
“Në 24 orët e fundit janë kryer 3258 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1039 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 471 raste në Tiranë, 56 raste në Berat, 54 raste në Krujë, 47 raste në Elbasan, 45 raste në Vlorë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Durrës, 22 raste në Fier, 21 raste në Kukës, 19 raste në Mallakastër, 18 raste në Lezhë, 17 raste në Gramsh, 16 raste në Përmet, Kuçovë, 15 raste në Kavajë, Gjirokaster, 13 raste në Tepelenë, 11 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, Kamëz, 9 raste në Delvinë, 8 raste në Pukë, 6 raste në Mat, Bulqizë, Peqin, Kolonjë, 5 raste në Kurbin, 4 raste në Devoll, Librazhd, Sarandë, Malësi e Madhe, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau I Dejes, Skrapar, Patos, 2 raste në Has, Mirditë, Vorë, 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Dibër, Prrenjas, Dropull.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 64,318 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 18-77 vjeç.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 937 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 6728 vaksina antivCOVID”, sqaron MSH.
Ditari politik









Të fundit



Bashkëshorti u kap duke blerë vota, dorëhiqet ministrja e Jashtme e Kosovës
9 Mars 2021, 10:07






Çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
9 Mars 2021, 08:10

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
9 Mars 2021, 08:02
Ulen temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme
9 Mars 2021, 07:51
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Mars 2021, 07:49

Tom Doshi renditet i pari në listën e PSD, kandidon në dy qarqe
9 Mars 2021, 00:23



Mesila Doda rikthehet në PD, Basha e liston në vend të sigurt
8 Mars 2021, 22:55


Kandidon në Vlorë dhe Tiranë, ku pritet të renditet Edi Rama në listat e PS
8 Mars 2021, 22:28