Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë mohon shpërthimin e fruthit në kopshte: Nuk ka asnjë rast infektimi

Ministria e Shëndetësisë mohon shpërthimin e fruthit në

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë mohuar shpërthimin e fruthit nëpër kopshte.

Me një deklaratë, janë shprehur se nuk ka asnjë rast infektimi në institucionet parashkollore në Tiranë. Autoritetet kanë bërë thirrje që informacionet të merren vetëm në rrugë zyrtare.

"Instituti i Shëndetit Publik informon qytetarët se nuk ka asnjë shpërthim të fruthit në asnjë kopsht apo institucion parashkollor në qytetin e Tiranës, siç është raportuar në disa media.

I bëjmë thirrje publikut të informohet vetëm nga burime zyrtare dhe të shmangë përhapjen e informacioneve të pasakta, që krijojnë panik të panevojshëm.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve të respektojnë kalendarin kombëtar të vaksinimit dhe të sigurojnë vaksinimin në kohë të fëmijëve të tyre, si masa më e rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit individual dhe publik", thuhet në reagimin e MSH.

Të fundit