Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat: 5 humbje jete, mes tyre një 38-vjeçar. 228 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat: 5 humbje jete, mes tyre

Pesë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1513 testime, kanë rezultuar 228 qytetarë të infektuar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Janë kryer 1513 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 228 qytetarë, në këto bashki:

110 në Tiranë, 10 në Fier, nga 9 qytetarë në Vlorë, Sarandë, Berat, nga 8 qytetarë në Mallakastër, Lushnje, Durrës, nga 6 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, 4 në Skrapar, nga 3 qytetarë në Përmet, Divjakë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Lezhë, Kamëz, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Dibër, Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Malësi e Madhe.

Janë 6694 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Fieri 38 vjeç, një qytetare nga Pogradeci 70 vjeçe, një qytetar nga Korça 70 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç, një qytetar nga Vlora 90 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 594 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,378 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit