Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat e Covid-19: Një viktimë dhe 1480 qytetarë të infektuar në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat e Covid-19: Një

Një qytetare nga Tirana 74 vjeçe ka humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë raporton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit ditor, nga 3014 testime, kanë rezultuar 1480 qytetarë të infektuar. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3014 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1480 qytetarë, në këto bashki:

603 në Tiranë, 106 në Durrës, 68 në Shkodër, 58 në Vlorë, 54 në Fier, 49 në Elbasan, nga 39 qytetarë në Kamëz, Berat, 33 në Sarandë, 30 në Korçë, 28 ne Lezhë, 27 në Krujë, 26 në Lushnje, 20 në Divjakë, 19 në Gramsh, nga 18 qytetarë në Himarë, Tepelenë, Dimar, 16 në Vorë, nga 15 qytetarë në Kurbin, Kavajë, 14 në Mallakastër, nga 13 qytetarë në Roskovec, Gjirokastër, Dimal, nga 12 qytetarë në Patos, Maliq, 11 në Skrapar, 9 në Dibër, nga 8 qytetarë në Mat, Peqin, nga 7 qytetarë në Kukës, Selenicë, nga 5 qytetarë në Fushë Arrëz, Mirditë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, Pogradec, Poliçan, nga 3 qytetarë në Tropojë, Bulqizë, Delvinë, Kolonjë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Pukë, Has, Konispol, Përmet, nga 1 qytetar në Finiq, Libohovë, Cerrik. 

Janë 9,519 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 74 vjeçe.

Janë shëruar 1106 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 287,018 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit