Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: Pesë humbje jete dhe 672 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë: Pesë humbje jete dhe 672 të

Pesë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vend.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 4050 testime, kaun rezultuar 672 qytetarë të infektuar.

 Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

“Janë kryer 4050 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 672 qytetarë, në këto bashki: 293 qytetarë në Tiranë, 55 në Fier, 33 në Durrës, 29 në Berat, 28 në Sarandë, 26 në Elbasan, 24 në Shkodër, 23 në Kamëz, Vlorë, 13 në Krujë, 9 në Pogradec, 8 në Lezhë, Lushnje, Korçë, 7 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Patos, Tepelenë, Gramsh, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Rroskovec, Mallakastër, Himarë, Përmet, Dimal, 3 në Tropojë,  në Kukës, Libohovë, Kuçovë, Cërrik, 2 në Mirditë, Kurbin, Delvinë, Devoll, Kolonjë, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Pukë, Has, Vorë, Dibër, Divjakë, Skarpar, Poliçan, Peqin.

Janë  7,431 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 5 qytetarë: një qytetar 55 vjeç nga Vlora, një qytetar 59 vjeç nga Shkodra, tre qytetar nga Tirana 58, 59 dhe 93 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 494  qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,958 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit