All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 1461 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

All - Paragraf - 1

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 1461 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e Covid-19 në vend.

All - Paragraf - 3

Pas kryerjes së 3190 testimeve, kanë rezultuar 1461 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë dhe janë 8,930 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3190 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1461 qytetarë, në këto bashki:

562 në Tiranë, 111 në Durrës, 65 në Shkodër, 64 në Vlorë, 53 në Fier, 46 në Elbasan, 45 në Lushnje, 43 në Berat, 39 në Kamëz, 36 në Sarandë, 31 në Gjirokastër, 28 në Lezhë, nga 26 qytetarë në Vau i Dejës, Divjakë, 22 në Korçë, 21 në Kavajë, 19 në Krujë, 18 në Kurbin, 16 në Patos, 14 në Vorë, nga 12 qytetarë në Shijak, Himarë, Kuçovë, nga 11 qytetarë në Mallakastër, Gramsh, 10 në Dimal, nga 8 qytetarë në Dibër, Roskovec, nga 7 qytetarë në Pukë, Kukës, Tepelenë, nga 6 qytetarë në Kolonjë, Skrapar, Poliçan, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Mirditë, Rrogozhinë, Përmet, Devoll, Librazhd, nga 3 qytetarë në Tropojë, Mat, Selenicë, Delvinë, Memaliaj, Pogradec, nga 2 qytetarë në Libohovë, Dropull, Këlcyrë, Maliq, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Klos, Konispol.

Janë 8,930 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 419 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 281,470 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit